Ballina Aktualitet Sociale “Shqiptarët për Shqiptarët” i dhuron shtëpi nënës me 2 jetimë në Gostivar:...

“Shqiptarët për Shqiptarët” i dhuron shtëpi nënës me 2 jetimë në Gostivar: Tani nuk je më e braktisur (VIDEO)

“Shqiptarët për shqiptarët” u rikthye në Gostivar, buzë lumit Vardar, në këtë shtëpizë me llamarina. Këtu jeton një nënë me dy fëmijë, në një dhomë 2 metër katror. Bajrishe Uzejri është 34 vjeç. Bertani është 2 vjeç dhe Asija 8, janë pasuria e saj e vetme. 3 vite më parë, ajo udhëtoi bashkë me burrin për në Gjermani, për një të ardhme më të mirë për fëmijët, duke kërkuar azil, mirëpo gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet.

Bashkëshorti e braktis, duke e lënë krejt të vetme, në mes të katër rrugëve, me dy fëmijë të mitur në krahë. E vetme, në një shtet të huaj, e tronditur dhe e frikësuar për fatin e saj dhe të fëmijëve, sëmuret dhe pëson një paralizë të pjesshme. Si pasoj e kësaj, tashmë ajo mezi flet, një dorë nuk e lëviz dot dhe çalon në njërën këmbë. Me plot sakrifica e vuajtje ajo merr rrugën e kthimit për në Gostivar.

Ata janë dy fëmijë të pafajshëm. Bertani është i vogël ndërsa Asija e do shumë shkollën, aty mëson shumë gjëra dhe na i tregon plot pasion. Kur e pyet se kë do me shumë ajo përgjigjet. Gjyshe Shefikes i dhimbsen fëmijët, ajo kurrë nuk i ka braktisur ata “Për ta jetoj, i kam pasuri” thotë ajo.

Vetë ka shumë probleme me shëndetin. Në këtë shtëpi jetojnë 20 veta, Barishja me fëmijët struken në dy metër katrorë. Fëmijët e saj kanë mbetur jetimë edhe pse babin e kanë gjallë. Por çfarë kërkon një fëmijë 8 vjeçar? “Libra për shkollën, një dhomë” përgjigjet ajo. “Babi na ka lanë” shprehet vogëlushja. E gjendur mes dilemës se ku do të shkonte? Ku do ta gjente një kulm mbi kokë? Dikush i doli për zot dhe ajo ishte Shefike Uzejri, vjehrra e saj. “Nuk më la rrugëve, më pranoi në shtëpi, unë s’kam bërë asnjë gabim” thotë gruaja. Kur e pyesim si jeton ajo thotë se nuk ka kushte, nuk ka bukë për fëmijët, nuk ka asgjë. Ajo ka një lutje “Për hatër të fëmijëve, një dhomë dua”.

Pas transmetimit të historisë të premten e kaluar Elvisi dhe Sidriti shkuan dhe takuan familjen e Barjishes. “Fëmijët e tu meritojnë të jetojnë në kushte më të mira, kjo shtëpi është shumë e vogël dhe e papërshtatshme” u tha Elvisi. “Do ta lemë mykun dhe këtë shtëpi do iki diku u tha Elvisi duke i shoqëruar në makinë. Ata ndalojnë pranë një pallati modern. Ashensori ndalon në katin e 7. “Hasije merre këtë çelësin dhe hape këtë derën këtu i thotë Elvisi vajzës së vogël. Banesa e tyre e re është e mobiluar krejtësisht për familjen. “Tani nuk je më e braktisur” i tha Elvisi Bajrishes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews