Ballina Aktualitet Rajoni Shqipëri, gjendet pa shenja jete shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Shqipëri, gjendet pa shenja jete shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Një efektiv i Gardës së Republikës së Shipërisë, njëkohësisht dhe shoferi i ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, është gjetur i pajetë në një garazh brenda ambienteve të Gardës së Republikës së Shipërisë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm por është raportuar rreth orës 12:00

Gardisti është gjetur me një plumb në kokë dhe momentalisht nuk dihet nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje. Policia shqiptare ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.

@tn.lajmelokale
@tetovanews