Ballina Argëtim Showbiz Shkaku i sëmundjes, Dua Lipa anulon koncertin në Denver

Shkaku i sëmundjes, Dua Lipa anulon koncertin në Denver

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo po vazhdon me sukses të shfaqet në koncerte të ndryshme anembanë botës, ku po krijon atmosferë fantastike para publikut.

Por, një koncert të tillë bukuroshja jonë është dashur ta anulojë për shkak të problemeve shëndetësore që ka pasur kohët e fundit, e cila gjë nuk ka mundur të evitohet.

Zeshkania përmes një mesazhi në llogaritë personale të rrjeteve sociale u ka kërkuar falje fansave që nuk mund të performojë para tyre në Denver pasi që i është infektuar veshi.

“Më vjen keq që më është dashur të ndal performancat e mia. Ditëve të fundit kam pasur infektim në vesh dhe më kanë këshilluar të shërohen, përndryshe do të kisha pasoja të përhershme”, ka shkruar ndër të tjerash Dua në Twitter.

Lexo po ashtu:

Bukuroshja i ka këshilluar të gjithë fansat mos t’i hedhin biletat e koncertit pasi që së shpejti do të tregoj datën e re kurd do të jetë e pranishme para publikut në Denver.

Ndryshe, Dua do të mbajë një koncert në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, në kuadër të festivalit muzikor “Sunny Hill”. /Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews