Ballina Shëndeti Shifra të larta të diabetit, si të parandalohet

Shifra të larta të diabetit, si të parandalohet

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se diabeti ka njohur rritje të rasteve vitet e fundit. Mjekët kanë vënë alarmin për shifrat shqetësuese, që vuajnë nga kjo sëmundje, e cila po kthehet në ‘pandemi’ globale.

Sipas OBSH-së, diabeti prek rreth 5 % qind të popullsisë së botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje, duke u dyfishuar çdo 10 vjet. OBSH-ja theksoi se diabeti shkakton çdo vit 5 % të vdekjeve globale dhe mendohet se vdekjet nga diabeti në 10 vitet e ardhshme do të rriten me 50 %.

Në botë numërohen 200 milionë diabetikë dhe në vitin 2025 mendohet të jenë 330 milionë diabetikë apo 6.3 % e popullsisë së botës. Edhe në vendin tonë, kjo sëmundje ka njohur rritje të rasteve, ndërkohë që mjekët shprehen të shqetësuar. Sot për sot, përllogariten të jenë mbi 55 mijë të sëmurë me diabet, shifër kjo që ka një njohur rritje pothuajse dyfish gjatë 7 viteve, shprehen mjekët endokrinoloGrupmoshat më të prekura nga diabeti janë 40-65 vjeç, që përbën gati 40 % të rasteve, por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç. Rreziku i diabetit qëndron në faktin që po prek moshat që janë aktive për punë, por kambanat po bien, sepse forma e diabetit 2 është hasur edhe te fëmijët.

Diabeti, duke qenë sëmundje kronike, nuk shërohet, por kurohet. Nëse kontrollohet mirë, të lejon të bësh jetë normale. Diabeti tip 2 është rrjedhojë e mënyrës jo të shëndetshme të jetës, ndërsa mungesa e veprimtarisë fizike, ushqyerja jo e shëndetshme, shtimi në peshë, por edhe trashëgimia janë ndër faktorët kryesorë shpërthyes të sëmundjes.

Shenjat e diabetit janë etja e shtuar, urinimi i shpeshtë dhe në sasi të madhe ditën dhe natën, tharje goje, shtim oreksi, por që shoqërohet me humbje peshe, lodhje më tepër se zakonisht, dhimbje stomaku, shikim i mjegullt, mungesë e theksuar përqendrimi, mpirje e duarve ose e këmbëve, plagë të ndryshme që mezi mbyllen, infeksione të ndryshme.

Faktorët, që rrisin rrezikun për t’u bërë diabetikë janë mbipesha, shtimi në peshë, duhanpirja, jeta sedentare, ushqyerja me shumë kalori etj, mund të bëhet shumë.

Diabeti është i parandalueshëm, nëse merren parasysh disa këshilla: kontrolle të rregullta të sheqerit në gjak, 1 herë në vit, nëse bën pjesë në grupin e rrezikuar, ndërsa të tjerë 1 herë në 3 vjet; kontroll të tensionit të gjakut; mbajtje e peshës nën kontroll; veprimtari fizike 30 minuta të paktën në 5 ditë të javës; pakësim te yndyrave në ushqim, sidomos ato shtazore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews