Ballina Bota Shërbimet sekrete gjermane lejohen të kontrollojnë operatorët e internetit

Shërbimet sekrete gjermane lejohen të kontrollojnë operatorët e internetit

Shërbimet sekrete gjermane mund të vijojnë të ushtrojnë kontroll ndaj qendrave më të mëdha të internetit për të garantuar sigurinë kombëtare, ka vendosur një gjykatë e vendit.

Gjykata federale administrative bëri të ditur në një komunikatë për shtyp se kundërshtonte shoqërinë gjermane DE-CIX, e cila nuk binte dakort me ligjshmërinë e monitorimit të ushtruar ndaj saj nga ana e Shërbimeve të Jashtme Sekrete (BND) për vite me radhë.

Këta të fundit shfrytëzojnë flukset ndërkombëtare të të dhënave që kalojnë tranzit nëpërmjet internet exchange point të gjigantit De-Cix, në të cilin janë të lidhur shumë operatorë ndërkombëtare të telekomunikacionit dhe ofruesve të këtij shërbimi, përcjell Atsh.

Me seli në Frankfurt, kjo shoqëri cilësohet si operatori më i madh i internet exchange point. Ajo menaxhon më shumë se 6 terabitë për sekondë gjatë periudhave të pikut, me flukse të dhënash që vijnë nga Kina, Rusia, Lindja e Mesme dhe Afrika.

@tn.lajmelokale
@tetovanews