Ballina Bota “SHBA dhe Rusia ishin në prag të konfliktit ushtarak”

“SHBA dhe Rusia ishin në prag të konfliktit ushtarak”

Presidenti sirian Bashar al-Assad deklaroi sot se në Siri mund të vijë deri te konflikti direkt ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së.

Sipas tij, SHBA duhet të mësojë nga pësimet në Irak dhe duhet të heqin dorë nga Siria, dhe premtoi se do të rinovojë rajonet siriane, të cilat i kishin mbajtur ekstremistët e mbështetur nga SHBA.

“Ishim pranë konfliktit direkt. Nëse nuk lirojmë me forcë këto rajone, amerikanët duhet të largohen. Ata shkuan në Irak pa bazë juridike dhe shikoni se çfarë u ka ndodhur. Është dashur të mësojnë nga leksioni. Iraku nuk është përjashtim, sikur nuk është as Siria. Populli nuk do të pranojë më të huaj në këtë rajon”, tha Assad në një intervistë për Russia Today.

Ai tha se Moska është larguar nga Perëndimi nga fillimi i sulmeve ajrore shkatërruese në Siri muajin e kaluar, dhe beson se Damasku është pranë fitores në luftën 7- vjeçare, pavarësisht “përzierjes së vazhdueshme të SHBA-së”./e.e

@tn.lajmelokale
@tetovanews