Ballina Aktualitet Lajme S’do të ketë shqiptarë gjatë Regjistrimit, të gjithë do të regjistrohen si...

S’do të ketë shqiptarë gjatë Regjistrimit, të gjithë do të regjistrohen si “shtetas maqedonas” (VIDEO)

Regjistrimi i paralajmëruar i Popullsisë i cili planifikohet të realizohet gjatë vitit 2020, nuk duhet të përmbajë pyetje se cilës përkatësi etnike apo fetare i takojnë qytetarët. Kështu ka paralajmëruar Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski, gjatë një interviste dhënë 1TV-së. Çështjet etnike, siç ka thënë Simovski, ishin arsyeja pse Regjistrimi i fundit që duhej të realizohej në vitin 2011 dështoi.

“Vlerësoj se në Regjistrimin e popullsisë nuk duhet të përfshihet përkatësia etnike dhe fetare, të cilat nuk kërkohen as edhe sipas standardeve të Kombeve të Bashkuara. Regjistrimi i popullsisë u kthye në një fushë-betejë të interesit të madh për politikën në vend. Regjistrimi i vitit 2011 dështoi pikërisht si rezultat i vënies gisht nga politika, kurse elementi i vetëm për të cilën është e interesuar politika është pikërisht përkatësia etnike. Kjo e dhënë nuk ka asnjë vlerë përveç asaj politike”, është shprehur Simovski.

Sipas drejtorit ë Entit Shtetëror për Statistikë, që të hiqet politika nga vënia gisht në regjistrimin e popullsisë është që të hiqen pyetjet se cilës etni apo religjion i takojnë qytetarët, pasi që çështja nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike por me gjuhën që flasin qytetarët.

Simovski gjithashtu thotë se 18 vitet e kaluara pa realizim të një regjistrimi të mirëfilltë të popullsisë e kanë lënë Maqedoninë pa mundësi për të marrë vendime të rëndësishme politike me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shmangies së gabimeve si rezultat i të dhënave të vjetra. (koha.mk)

@tn.lajmelokale
@tetovanews