Ballina Aktualitet Rajoni Putin, vizitë në Serbi këtë vjeshtë

Putin, vizitë në Serbi këtë vjeshtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, tha se vizita e presidentit rus, Vladimir Putin, në vjeshtë do të jetë nder i madh për Serbinë dhe konfirmim i lidhjeve tradicionale miqësore midis dy vendeve.

Vuçic u takua të premten me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Chepurin, i cili konfirmoi se Putin e ka pranuar ftesën për vizitë.Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Chepurin e falënderoi Vuçiçin për nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe.

Ai tha se vizita e Putinit shpreh dëshirën dhe synimin e Moskës për të punuar në thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Pritet që gjatë vizitës së Putinit në Beograd të nënshkruhen disa marrëveshje, tha Presidenca e Serbisë./REL/

@tn.lajmelokale
@tetovanews