Ballina Aktualitet Lajme Profesoresha Najçevska për Ivanovin: çrregullimi psikik – bazë për ndërprerjen e funskionit

Profesoresha Najçevska për Ivanovin: çrregullimi psikik – bazë për ndërprerjen e funskionit

Profesoresha universitare, Mirjana Najçevska, duke komentuar vendimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka vlerësuar, se çrregullimi psikik, të cilin presidenti e ka manifestuar në disa raste, duhet të jetë bazë që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kompetencën e tij, transmeton Portalb.mk.

“Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë sipas kompetencës, në bazë të Nenit 82 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, sipas të cilit, të shqyrtojë funksionin e kryetarit të shtetit, dhe deri te zgjedhja e kryetarit të ri, funksionin e kryetarit ta kryejë Kuvendi i Maqedonisë. Çrregullimi psikik është baza për pengesë të kryerjes së funksionit. Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtojë kushtet për zbatim të procedurës për marrjen e kompetencës, për shkak të manifestimit të disahershëm të mungesës së kontaktit elementar me realitetin dhe paaftësinë për dallimin e së mirës ndaj të keqes”, thotë Najçevska.

Ajo thotë se veprimi i presidentit Ivanov, duke cenuar sigurinë e shtetit, ka devalvuar pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv.

“Veprimi i Ivanovit e cenon sigurinë e shtetit, dhe ishin arsyeja e dhunës së shprehur shpesh, duke devalvuar pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv, dhe në mënyrë të vazhdueshme janë burim i jostabiliteti juridik”, thotë më tej Najçevska.

Sipas profesoreshës, qytetarët e Maqedonisë duhet të mbrohen nga pasojat e çrregullimeve eventuale serioze nga presidenti i shtetit, dhe përgjegjësinë për këtë duhet ta mbajë Gjykata Kushtetuese.

@tn.lajmelokale
@tetovanews