Ballina Bota Prifti humb nervat, e godet me shuplakë foshnjën gjatë pagëzimit (VIDEO)

Prifti humb nervat, e godet me shuplakë foshnjën gjatë pagëzimit (VIDEO)

Një video e shpërndarë në internet tregon kur një prift francez gjatë pagëzimit të një foshnje e godet me shuplakë për ta qetësuar, por reagimi i prindit është epik.

Babai i tronditur e merr fëmijën nga prifti i dhunshëm.

Incidenti ka ndodhur brenda një kishe baptiste. Pasi dështoi që ta qetësojë fëmijën duke e përkëdhelur, prifti e godet me shuplakë gjë që solli reagimin e babait të foshnjës i cili ia merr fëmijën nga duart, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

Nuk është e qartë se në cilin vend ka ndodhur ky incident.

Njerëzit në YouTube shprehën zemërimin e tyre rreth sjelljës së priftit. “Kjo është para kamerave, çfarë do të ndodhte pas skenave kur do të ishte vetëm një prift me një fëmijë?”, shkroni njëri nga komentuesit./Periskopi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews