Ballina Aktualitet Rajoni Përplasje me armë në Tiranë, dy të plagosur

Përplasje me armë në Tiranë, dy të plagosur

Një konflikt i armatosur është regjistruar këtë mesnatë në zonën e Kinostudios, në Tiranë.

Përplasja dyshohet se ka nisur në një pikë bastesh dhe ka vijuar më pas në rrugë.
Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 10 gëzhoja plumbash, raporton Tch

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe shoqëroi dëshmitarët, ndërsa po vijon puna për zbardhjen ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews