Ballina Aktualitet Shqipëri Paga të majme dhe lekë nga reklamat, Fevziu ‘xheloz’ për kolegët në...

Paga të majme dhe lekë nga reklamat, Fevziu ‘xheloz’ për kolegët në Klan?

Ujërat mediatike prej gati dy javësh janë turbulluar nga lajmi se Blendi Fevziu ka një ofertë të çmendur nga Top Channel, megjithëse ky televizion ka probleme të mëdha financiare.

Pas gati 20 vitesh, emisioni më i rëndësishëm politik në vend po spostohet nga Klan në Top Channel.

Përtej debatit politik, apo asaj që Blendi Fevziu e thënë publikisht në lidhje me gazetarinë televizive qëndrojnë edhe konkurrenca midis emisioneve sipas të ardhurave që gjenerojnë për drejtuesit e tyre.

Nga burime te TV Klan dhe një investigimi, CNA.al ka mësuar se më i paguari dhe me më shumë të ardhura nga emisioni, është Ermal Mamaqi me emisionin e tij katër herë në muaj, “Xing me Ermalin”.

Të ardhurat nga paga dhe reklamat shkojnë nga 380-400 mijë euro në vit.

Ardit Gjebrea, me “E Diela Shqiptare”, po me katër herë në muaj, është rreth 300 mijë euro, përtej benefiteve të tjera.

Arjan Çani me “Zonë e Lirë”, shkon rreth 380 mijë euro, me “Zonën e tij të Lirë”, katër herë në muaj.

Rroga e Blendi Fevziut në fakt dhe të ardhurat vjetore duket të jenë sa gjysma, ndoshta më pak se e këtyre tre “big” drejtuesve, të cilët kanë në muaj emisione sa çka Fevziu në një javë, por ndoshta politikat dhe marrëveshjet për reklamat brenda emisioneve kanë bërë që tre emisione, kryesisht argëtim dhe humor të sigurojnë për drejtuesit e tyre të ardhura disa herë më të mëdha sesa emisioni më i rëndësishëm politik në vend, “Opinion”.

Kjo ndoshta është një nga problematikat kryesore që Blendi Fevziu ka me pronarin e Klan, Aleksandër Frangaj, prandaj dhe negociata mes tyre nuk ka përfunduar dhe ky është shtegu që ka gjetur Ben Blushi, për të çuar në Top Channel “Opinionin” jo vetëm si emisionin më të rëndësishëm politik në vend, por edhe si më të paguar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews