Ballina Top Lajm Pacolli: Serbia po jep armatim që të mos njihet shteti i Kosovës...

Pacolli: Serbia po jep armatim që të mos njihet shteti i Kosovës (VIDEO)

Shefi i Diplomacisë Kosovare, Behgjet Pacolli, pas disa mungesave, raportoi në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.

Kryetemë ishte procesi i sigurimit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, për ç’gjë Pacolli tha se po punohet në maksimum, pavarësisht pengesave nga Serbia.

Kryediplomatit i reagoi kryetarja e Komisionit, Vjosa Osmani, e cila tha se duhet kërkuar ndihmën e Shqipërisë e shteteve tjera mike, njofton Klan Kosova.

Pacolli premtoi mes tjerash ofensivën diplomatike në favor të Kosovës, enkas kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Interpol.

Kronikë e zgjeruar nga Besnik Tahiri.

@tn.lajmelokale
@tetovanews