Ballina Aktualitet Lajme ORDANOSKI: SË SHPEJTI DO TË DËGJOJMË “BOMBA” PËR ZAEVIN DHE BASHKËPUNËTORËT E...

ORDANOSKI: SË SHPEJTI DO TË DËGJOJMË “BOMBA” PËR ZAEVIN DHE BASHKËPUNËTORËT E TIJ

Qeveria dhe opozita përgatisin teren për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të mund të mbahen pas 6 apo 8 muajve, vlerëson analisti politik Sasho Ordanoski.

Gjithashtu sipas tij, zgjedhjet do të jenë rezultat i një krize të re politike, që do të ndodhë në muajt e ardhshëm.

“E shikuam se PPS-së nuk i është dhënë i tërë materiali nga bisedat e përgjuara. Pres shumë shpejt, në vjeshtë, që dikush t’i nxjerr biseda të komprometuara të qeverisë aktuale. Jam i sigurt se opozita ka me mijëra biseda çka do t’i vendos në funksion për diskreditimin e kryeministrit Zaev dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt”, thotë Ordanoski.

Se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të qarta mendon edhe Xhabir Deralla, i cili në debatin për reforma të Ligjit zgjedhor, të organizuar nga “Civil”, mendon se duhet më parë të profesionalizohet KSHZ-ja, të pastrohet lista zgjedhore, si dhe të ndryshohet modeli në një njësi zgjedhore, për të pasur përfundimisht zgjedhje ferr, të lira dhe demokratike.

@tn.lajmelokale
@tetovanews