Ballina Aktualitet Kosovë Opozita kërkon që dialogun me Serbinë ta udhëheqë Kuvendi i Kosovës

Opozita kërkon që dialogun me Serbinë ta udhëheqë Kuvendi i Kosovës

Në tryezën e radhës së partive politike, e cila është thirrur nga Partia Social-Demokrate (PSD), është propozuar që procesin e dialogut me Serbinë ta udhëheqë Kuvendi i Kosovës.

Ky qëndrim i partive opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Social-Demokrate është në harmoni me kundërshtimin e tyre ndaj rolit udhëheqës të presidentit Hashim Thaçi në fazën finale të bisedimeve me Serbinë.

Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së, ka theksuar se dialogu është një proces i rëndësishëm dhe se për këtë proces duhet të këtë dakordim të subjekteve politike.

“Ne do të tentojmë që të mbajmë takime bilaterale me subjektet politike dhe të shohim se cilat janë qëndrimet dhe a mund të kemi një tekst që së paku të dakordohemi për procesin, e që kjo do të hapte rrugën pastaj që të prezantohet një platformë shtetërore për negociatat”, ka thënë Ahmeti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë ftesë publike subjekteve politike për përfshirje në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews