Ballina Bota Në Gjermani ende nuk ka marrëveshje për migrantët

Në Gjermani ende nuk ka marrëveshje për migrantët

Partitë e koalicionit në Gjermani nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet për politikën rreth migrantëve edhe pas disa orëve të debatit të martën.

Ligjëvënësi i partisë Kristian-Demokrate, Volker Kauder, ka njoftuar të mërkurën se bisedimet duhet të vazhdojnë ende, transmeton REL.

Kur është pyetur nëse tri partitë në koalicion kanë arritur të zgjidhin konfliktin që rrezikon qeverinë tre mujore të kancelares gjermane, Angela Merkel, Kauder ka thënë se “nuk është arritur ndonjë marrëveshje, sepse komitetet e partive do të takohen të dielën”.

“Çështja është shumë serioze, ne e kemi kuptuar gjatë diskutimeve se nuk po flasim për diçka të vogël, është çështje e rëndësishme. Ne duhet të flasim me njëri-tjetrin”, është shprehur Kauder.

Liderët e 16 shteteve të Bashkimit Evropian kanë diskutuar të dielën për zgjidhjen e krizës së migrantëve në kontinent, mirëpo “mini-samiti” nuk ka rezultuar me ndonjë vendim konkret.

Qindra mijëra persona kanë arritur në Evropë nga viti 2015, kryesisht pasi kanë ikur nga Siria dhe Iraku, duke nxitur tensione në mesin e anëtarëve të bllokut.

@tn.lajmelokale
@tetovanews