Ballina Aktualitet Kosovë Murati që ishte prezent në palestër tregon si u përpoqën ta mbajnë...

Murati që ishte prezent në palestër tregon si u përpoqën ta mbajnë në jetë Vokrrin (VIDEO)

Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, kishte qenë për ushtrime në një palesër në lagjen Arbëria të Prishtinës kur kishte filluar të ndjente që kishte probleme shëndetësore.

I pranishëm në momentet më të vështira të Vokrrit ishte Valon Murati. Ai tregon që fillimisht u mendua që Vokrrit i kishte rënë të fikët, por shpejt u kuptua që ai kishte pasur sulm në zemër.

“Ishte një pjesëtar i EULEX’it i cili kishte filluar t’i bënte masazh në zemër. Ndihma e shpejtë erdhi dhe punoi për një kohë të gjatë dhe më pas e larguan prej aty”, tregon Murati.

Ndërkaq, në QKUK është konfirmuar që Vokrri është sjellë në këtë qendër pa shenja jete.

@tn.lajmelokale
@tetovanews