Ballina Shëndeti Mjeku jep këshilla për konsumin e orizit: Kujdes nga bakteri që shkakton...

Mjeku jep këshilla për konsumin e orizit: Kujdes nga bakteri që shkakton helmim!

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka adresuar një sërë këshillash për konsumatorët e orizit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai jep informacion mbi “një bakter që mund të shkaktojë helmim nga ushqimi dhe që i mbijeton jo rallë edhe temperaturës së gatimit”.

Ndër të tjera ai shkruan:

“RIKUJTESË….Koha kur ORIZI konsumohet jo pak si dhe gëzimet familjare ku ai shërbehet, janë të shumta në stinën e VERËS…..

Specialistët e ushqimit thonë se orizi i sapoblerë përmban spore të Bacillus cereus-it, një bakter që mund të shkaktojë helmim nga ushqimi dhe që i mbijeton jo rallë edhe temperaturës së gatimit.

Shenjat e sëmundjes fillojnë shpejt pak orë ose 10-16 orë pas konsumimit të tyre, të shoqëruara me dhimbje barku, shpesh shumë të forta, të përziera dhe të vjella e diarrhea e ujëshme.

Është një mikroorganizëm rezistent ndaj shumë antibiotikëve, që përdoren në praktikën ë përditëshm klinike, si dhe mjaft dëmprurës deri në rrezikimin e jetës, sidomos të moshave të reja, duke dhënë në ta edhe për shkak të toksinës që ai prodhon Septicemi, Meningoencefalite deri në vdekje…..

B. cereus gjindet në oriz, patate, peshk, qumështin e pa pasterizuar, ëmbëlsirat, suprat, djathi dhe produktet me bazë djathi, makarona, patate, në mishin e pulës, të derrit apo të lepurit…..

Nëse orizi lihet në temperaturën e dhomës pasi është gatuar, sporet mund të kthehen në baktere, shumohen dhe mund të prodhojnë toksina që shkaktojnë të vjella dhe diarre.

Sa më gjatë që të rrijë orizi i gatuar në temperaturën e dhomës, aq më i madh është rreziku i helmimit prej tij.

Ekspertët e ushqimit këshillojnë që orizi të konsumohet jo më vonë se 1 orë pas gatimit dhe nëse nga vakti mbetet sërish, të vendoset menjëherë në frigorifer, për t’u ringrohur, por jo më vonë se pas 24 orësh.

Asnjëherë, mos e rinxehni orizin më shumë se një herë….KUJDES gjatë gatimit, shërbimit dhe ruajtjes së produkteve ushqimore në këtë stinë, SIDOMOS me orizin e gatuar…” nënvizon Tritan Kalo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews