Ballina Shëndeti Këshilla Mënyrat e duhura për të larguar aromat e këqija

Mënyrat e duhura për të larguar aromat e këqija

Ne mund të eleminojmë aromat në kuzhinë pa harxhuar shumë para, por sekreti i kësaj janë përbërësit që kemi në shtëpi, kryesisht soda e bukës, limoni etj, përthithin aromat e këqija, ato shërbejnë edhe për pastrimin e pjesëve të tjera të shtëpisë.

– Pastrimi i furrës bëhet me ujë edhe uthull gjithashtu valoni në një enë ujë me lëng limoni dhe lëreni në furrë për disa orë.

-Pastrimi i frigoriferit. Për të larguar aromat e këqija nga frigoriferi mund të përdorim një sfungjer me ujë dhe uthull, ose mund të lëmë një pako kafeje të përfunduar brenda në frigorifer për të thithur aromat.

– Aroma e tymit të duhanit. Nëse në ambjentin tuaj ka shumë tym duhani atëherë mbushni një enë me ujë dhe lëng limoni dhe vendoseni për të zier, shtoni në ujë dhe erza aromatike, hapni dyer dhe dritare për rreth 2 orë. Gjithashtu në tavullat e duhanit hidhni uthull. Një përthithës i mirë i tymit të duhanit është lulja e Fikusit ndaj mbillni një në shtëpinë tuaj.

– Pastrimi i lavastovilies. Që të keni një lavastovilie të pastër dhe pa aroma të këqija duhet gjithmomë ti pastroni enët nga mbetjet ushqimore. Pas larjes së tyre, lëreni sportelin hapur dhe kaloni nëpër raftet, një sfungjer të lagur me ujë dhe uthull. Gjithashtu në brendësi të lavastovilies lini një limon të prerë përgjysmë për të thithur aromat, në disa raste duhet ti bëni edhe larje bosh me sodë buke.

@tn.lajmelokale
@tetovanews