Ballina Argëtim Jetë & Stil Melania shkel rregullat, kritika për veshjen e saj

Melania shkel rregullat, kritika për veshjen e saj

Gjatë vizitës në një qendër në Teksas ku mbahen fëmijët emigrantë, Melania Trump kishte veshur një xhaketë në të cilën ishte shkruar “Nuk më intereson fare, po ty?”. Veshja e saj ra në sy më së miri teksa Zonja e Parë ngjiste shkallët e avionit presidencial, transmeton tch.

Pas komenteve të shumta dhe kritikave anembanë botës, zonja Trump reagoi përmes zëdhënëses së saj, e cila sqaroi se veshja dhe shkrimi mbi të nuk kishte asnjë mesazh të fshehur dhe as nuk ishte zgjedhje satirike e qëllimtë.Xhaketa Zara, e cila kushtonte vetëm 39 dollarë, shkaktoi një lumë të paparë reagimesh në rrjetet sociale. Vetë Presidenti Donald Trump reagoi në Twitter duke theksuar se shkrimi në xhaketën e së shoqes i referohej mediave që bëjnë lajme të rreme. Por, për përdoruesit e rrjeteve sociale, shkrimi në xhaketë kishte qartazi një mesazh të fshehur. Për të tjerë, Melania ka shkelur hapur protokollin e Shtëpisë së Bardhë, pasi nuk është konsultuar me askënd për këtë veshje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews