Ballina Aktualitet Kosovë Mediat serbe: Këto janë pesë vendet që kanë tërhequr njohjen e Kosovës

Mediat serbe: Këto janë pesë vendet që kanë tërhequr njohjen e Kosovës

Gjithsej pesë shtete kanë tërhequr vendimet e veta për njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan gazeta e Beogradit “blic” dhe shton se vendi i fundit që e ka bërë tërheqjen është Liberia.

Sipas kësaj gazete, gjërat rreth kësaj çështjeje nuk po ecin dhe aq lehtë, sidomos marrë para sysh deklaratat që arrijnë nga Serbia e Kosova, të cilat, në secilin nga këto raste, janë krejtësisht kundërthënëse.

Të gjitha këto procese të tërheqjes së njohjes janë përcjell me kundërthënie dhe ja si duken ato sipas kësaj gazete, transmeton Koha.net.

Surinami

Problemi së pari ndodhi me Surinamin, i cili është shteti i parë në botë që në fund të tetorit të vitit të shkuar tërhoqi njohjen. Atëbotë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, tha se “kishte punuar shumë dhe kishte biseduar shumë”. Po ashtu kishte theksuar se në këtë “operacion” e kishte ndihmuar “njeriu ynë që ka shumë kontakte me autoritetet në Surinam”.

Në Prishtinë u mohua të kishte ndodhur tërheqja.

“Tërheqja e njohjes nuk ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare. E gjitha është shpifje, ndërsa Daçiq është sharlatan”, citon “blic” të kishte thënë atëherë këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.

Në fund, siç thotë kjo gazetë, doli se tërheqja vërtetë ishte bërë.

Sao Tome e Principe

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Daçqi kishte folur edhe për shtetin Sao Tome e Principe. Ky ndoshta është rast pak më specifik, pasi atëherë, gjatë trazirave politike në vend, koalicionin qeveritar kishte marrë vendim ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Pas ndryshimeve qeveritare në atë vend, pushteti i ri anuloi i vendimin dhe akuzoi qeverinë paraprake për njohje e korrupsion. E gjitha ndodhi gjatë vitit 2013.

Pala kosovare pohon se njohja ekziston, sepse në Prishtinë “ka arritur nota verbale”.

Guineja Bisao

Lajmi se Guineja Bisao ka tërhequr njohjen e Kosovës për është kumtuar në fund të nëntorit të vitit të shkuar në konferencën e përbashkët të Ivica Daçiqit dhe të kryeministrit të Guinesë Bisao Umaro Sisko Embalo. Ishe mu kryeministri ai që përgënjeshtroi informatat e atëhershme që vendi i tij ta ketë njohur Kosovën shtet të pavarur.

“Nuk kam parë asnjë dokument për njohjen e Kosovës”, citon “blic” të kishte thënë ai, transmeton Koha.net.

Dy muaj pas tërheqjes së kësaj njohjeje, zyrtarë kosovarë pohuan se ky vend sërish e kishte njohur Kosovën.

Këtë e kishte bërë ministri i Jashtëm Behegjet Pacolli në Twitter duke theksuar se Qeveria e Guinesë Bisao kishte konfirmuar se e njeh Kosovën.

Megjithatë në Serbi nuk kishte arritur kurrë dokumenti që flet në favor të pohimeve nga Kosova.

Burundi

Në shkurtin e këtij viti, Daçqi kishte njoftuar opinionin se shteti i Burundit kishte tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Këto ditë në Prishtinë po kremtohet 10 vjetori i pavarësisë Kosovës. Dua të jap një kontribut. E kam sjellë vetë notën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Burundit me të cilën tërhiqet njohja e pavarësisë së Kosovës”, tha Daçiq

Prishtina sërish mohoi.

Liberia

Rasti i fundit është tërheqja e njohjes që e bëri pardje Liberia. Notën për këtë e mori Daçiq nga kolegu i vet liberian Gbezongar Milton Findley. Në notë thuhet, ndër të tjera, se Liberia e ka njohur Kosovën në vitin 2008 në bazë të informatave se Beogradi nuk ishe ei gatshëm të bisedonte për zgjidhjen e krizës në “krahinën jugore” të Kosovës, transmeton Koha.

Tërheqja do të zgjasë derisa të përfundojnë bisedime Kosovë – Serbi.

Behgjet Pacolli sërish mohoi këtë informatë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews