Ballina Aktualitet Lajme LSDM kërkon ndihmën e mediave për miratim të ligjit për media

LSDM kërkon ndihmën e mediave për miratim të ligjit për media

Ministri pa resor i angazhuar për komunikim dhe transparencë, Robert Popovski tha se VMRO-DPMNE qëllimisht e bllokon ligjin për media, që të vazhdoj të mbaj nën kontroll RTVM-në dhe anëtarët e Agjencisë së Mediave. Ministri Popovski tha që për të penguar miratimin e ligjit, në Komisionin parlamentar për Transport dhe lidhje, ligji për media nuk vendoset si pikë e rendit të ditës, nga ana e kryetares së komisionit amë, deputete e VMRO-DPMNE. Popovski bëri thirrje mediave dhe qytetarëve që të mobilizohen dhe të i bëjnë presion VMRO-së për zhbllokimin të këtij ligji të rëndësishëm reformues.

@tn.lajmelokale
@tetovanews