Ballina Aktualitet Kosovë Liberia mohon ta ketë tërhequr njohjen ndaj Kosovës

Liberia mohon ta ketë tërhequr njohjen ndaj Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka përgënjeshtruar edhe njëherë lajmin në mediat serbe se Liberia e ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

Pacolli e publikoi në llogarinë e tij personale në Facebook komunikatën e Liberisë ku riafirmohen marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve.

“Kjo është komunikata zyrtare e Shtetit të Liberisë. E falënderoj Presidentin George Weah, shtetin dhe popullin Liberian. Sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk do të ndalen”, shkruan Pacolli në Facebook.

“Unë nuk merrem me propagandën serbe, por me punë konkrete për të fuqizuar shtetin tim”.

“Shpifjet dhe falsifikimet e Ivica Dacicit nuk mund ta mposhtin Republikën e Kosovës në rrugën e fuqizimit ndërkombëtar”./kk/

@tn.lajmelokale
@tetovanews