Ballina Argëtim Showbiz “Liberation”, albumi i ri i Christina Aguilera-s

“Liberation”, albumi i ri i Christina Aguilera-s

Del nesër, në 15 Qershor “Liberation”, albumi që shënon rikthimin e Christina Aguilera-s, gjashtë vjet pas albumit të fundit me titull “Lotus”.

Është një vepër në të cilën këngëtarja njujorkeze zhvishet në mënyrë artistike, të cilat me kalimin e viteve e kishin ‘burgosur’, duke e rikthyer në rrënjët e saj.

Një transformim i dukshëm i këngëtares që e tregon vetëm ‘ujë dhe sapun’.

Në këtë album ajo bashkëpunon me emra të njohur të muzikës si: Kanye West, Ty Dolla $ign, Demi Lovato dhe 2 Chainz. “Kisha nevojë të rikthehesha në realitet”, ka thënë ajo për ‘Liberation’.

Ky album duket se ka kthyer shirit pas, duke na çuar pas në kohë, para krijimit të disa punëve që duket se kanë çertifikuar humbjen e njërit prej zërave më të rëndësishëm të muzikës pop në vitet 2000.

@tn.lajmelokale
@tetovanews