Ballina Sport Kylian Mbappe ia kalon edhe Usain Bolt, ja me sa kilometra vrapoi...

Kylian Mbappe ia kalon edhe Usain Bolt, ja me sa kilometra vrapoi te penalltia (VIDEO)

Kylian Mbappe padiskutim ishte më i miri sot për Francën në ndeshjen me Argjentinën ku ‘gjelat’ prenë biletën për çerekfinalet e Botërorit.

Gazetari Erion Shkëmbi për emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” tregoi se Mbappe ka shkëlqyer sot jo vetëm në futboll, por edhe në atletikë.

“80 metrat para se të merrte penalltinë te goli i parë, Kylian Mbappe i ka përshkruar me shpejtësinë 38 km/h, më shpejt se Usain Bolt në vitin 2009, atëhëherë kur ai vendosi rekord në garën e 100 metrave.”

Kujtojmë që përveç penalltisë së fituar te goli i parë Mbappe arriti të realizonte edhe një ‘dopietë’ në fitoren 4-3 kundër Argjentinës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews