Ballina Suplement Reportazhe Ky është ishulli luksoz mesdhetar që të gjithë duan të kalojnë pushimet...

Ky është ishulli luksoz mesdhetar që të gjithë duan të kalojnë pushimet e tyre! (VIDEO)

Një ishull mesdhetar, tepër luksoz me një klimë të butë dhe një det të jashtëzakonshëm ka mirëpritur çdo vit e më shumë vizitorë nga e gjithë bota.

Ky ishull me origjinë gëlqerore ka qenë mjaft i njohur që në shekujt e kaluar pasi vizitohej nga intelektualët, artistët dhe shkrimtarët, dhe të gjithë kanë mbetur të mahnitur nga bukuria magjike e tij.

Një përzierje e historisë, natyrës, dhe kulturës sjellin së bashku legjendën e Caprit në jetë.

Në bregun perëndimor të këtij ishulli ndodhet një rrugë jashtëzakonisht e bukur e cila është e pasur me erëra dhe ngjyra intensive të luleve të limonit.

Në këtë vend do të gjeni oqeanin më të kaltër që keni parë ndonjëherë, megjithatë nëse vizitoni këtë ishull dhe doni të merrni një trajtim të veçantë duhet të bëni zhytje në plazhin Marina Piccola aty ku sipas legjendës Odisea gati iu nënshtrua këngës së Sirensit.

Më poshtë do të gjeni disa pamje që tregojnë bukuritë natyrore të këtij ishulli.

Loading...