Ballina Aktualitet Kosovë Kosovë, arrestohen 3 persona të dyshuar për lidhje me terrorizmin

Kosovë, arrestohen 3 persona të dyshuar për lidhje me terrorizmin

Tre persona janë vënë në pranga në Kosovë nga Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale.

Shtetasit me iniciale R.K., A.A. dhe L.M, janë arrestuar në Prizren dhe Skenderaj. Sipas policisë në Kosovë , këta persona janë vënë në pranga nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me terrorizëm.

Ky operacion policor është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet gjermane, të cilat njëkohësisht kanë zbatuar urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj të dyshuarit B.B.

Gjatë këtij operacioni në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një armë automatike AK 47, tre karikatorë të armës AK 47 me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole colt, një palë dylbi, një makinë me targa të huaja, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale dhe të cilat do të analizohen në vijim./Tch/

@tn.lajmelokale
@tetovanews