Ballina Argëtim Kjo është balena e cila peshon sa 30 elefantë

Kjo është balena e cila peshon sa 30 elefantë

Balena e Kaltër më e madhe që është dokumentuar, ishte një balenë femër 33 metra e gjatë që u kap në Antarktidë.

Balena e Kaltër mund të peshojë edhe 150 tonë. Vetëm gjuha e saj rëndon sa një elefant i rritur.Vetëm përfytyroni: ajo lind një këlysh 7-8 metrosh.

Balenën e Kaltër ky ‘përbindësh’ i thellësive mund të arrijë një gjatësi prej 30 metrash a më shumë. Mund të peshojë sa një kope prej 30 elefantësh të rritur. Vetëm gjuha i peshon sa një elefant. Zemra ka madhësinë e një makine të vogël. Ky organ gjigant rreh vetëm 9 herë në minutë, në dallim nga zemra e kolibrit, e cila rreh deri në 1.200 herë në minutë, përcjell lajmi.net

Të paktën një nga enët e gjakut të balenës së kaltër është aq e madhe, saqë një fëmijë mund të ecë këmbadoras brenda saj. Zemra i peshon më tepër se 450 kilogramë dhe është në gjendje të pompojë rreth 6.400 kilogramë gjak në gjithë trupin e saj.

A janë të ngadaltë dhe të ngathët në ujë Balenat e Kaltërta këta përbindësh gjigantë të detit?

Aspak. Ata «lëvizin nëpër oqeane» me një shpejtësi mahnitëse, siç thotë një raport (nga European Cetacean Bycatch Campaign). Gjurmimet me anë të satelitit treguan se «një balenë e kaltër përshkoi një largësi prej më shumë se 16.000 kilometrash për 10 muaj».Për shkak të gjuetisë, balena e kaltër gati u zhduk aty nga vitet 60 dhe sot renditet ndër llojet tepër të rrezikuara.

@tn.lajmelokale
@tetovanews