Ballina Bota Kandidati opozitar pranon rezultatin e zgjedhjeve në Turqi, ka një mesazh për...

Kandidati opozitar pranon rezultatin e zgjedhjeve në Turqi, ka një mesazh për Erdoganin (VIDEO)

Një ditë pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi, kandidati i Partisë Popullore Republikane (CHP) Muharrem Ince ka pranuar rezultatet e zgjedhjeve.

Fitues i zgjedhjeve u shpall sërish presidenti Recep Tayyip Erdogan, partia e të cilit ka siguruar shumicën edhe në parlament.

Muharrem Ince ka thënë që pret që Erdogan të jetë President i 81 milionë turqve.

“Erdogan nuk duhet të sillet vetëm si kryetar i partisë së tij. Pas ditës së sotme, ju lutem silluni si kryetar i 81 milionë qytetarëve turq. Bëhu presidenti i të gjithë neve. Të isha zgjedhur unë, ashtu do të bëja”- u shpreh ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews