Ballina Jetë & Stil John Cena dhe Jackie Chan së shpejti pjesë e një projekti madhështor

John Cena dhe Jackie Chan së shpejti pjesë e një projekti madhështor

SHPËRNDAJE

Ylli i WWE, John Cena po shijon mundësinë për të ndjekur rrugën e “The Rock” në Hollywood. Cena ka luajtur në disa filma, por me projektin e radhës ka bërë një hap të rëndësishëm. Filmi i radhës ku do të shohim 41-vjeçarin titullohet “Ex-Baghdad”. Në fillim pritej që ky të ishte filmi i parë i Sylvester Stallones dhe Jackie Chan, por Stallone u largua dhe vendin e tij e zuri Cena.

Ky film do të ishte hera e parë e Jackie Chan dhe e Sylvester Stallone së bashku në ekranin e madh, por ja që Stallone iku dhe Cena erdhi në vend të tij.Para disa kohësh ideja e zëvendësimit të Stallone-s me Cena-n dukej si çmenduri, por në këtë pikë, 16 herë fituesi i WWE është bërë komod me Hollywood-in dhe goxha i kërkuar.

Filmit përqendrohet në një rafineri të naftës në Mosul, Irak, e cila sulmohet dhe merret nga terroristët që kërkojnë të vjedhin naftën. Jackie Chan dhe John Cena bashkohen së bashku për të mbrojtur rafinerinë dhe për të penguar komplotin. /sn/