Ballina Aktualitet Lajme Ivanov: Marrëveshja me Greqinë, e dëmshme. Nuk e firmos!

Ivanov: Marrëveshja me Greqinë, e dëmshme. Nuk e firmos!

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov deklaroi se “marrëveshja me Greqinë është e dëmshme” dhe se ai nuk do ta firmosë atë.

“Qeveria nuk gjeti mundësinë dhe kurajon që të arrijmë konsensusin e përbashkët. Procesi nuk ishte transparent dhe këtë e dëshmoi edhe rezultati përfundimtar. Është shkelur gjithçka që është e shenjtë për Maqedoninë”, u shpreh Ivanov në një konferencë për shtyp.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov dorëzuan në Presidencë marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Por takimi i tyre me kreun e shtetit nuk zgjati më shumë se 2 minuta sepse Gjorgje Ivanov u çua e doli nga zyra pa pranuar të informohet rreth përmbajtjes së ujdisë.

Më herët, lideri i partisë më të madhe opozitare në vend, VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski reagoi ashpër pas vulosjes së paktit, duke deklaruar se kjo ishte një ditë e vështirë për Republikën e Maqedonisë dhe për qytetarët e saj. Mickoski e quajti këtë zhvillim një “marrëveshje kapitullimi”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews