Ballina Teknologji “Instagram” nuk ndalet, në 6 vjet e ka 100-fishuar vlerën dhe parashikimet...

“Instagram” nuk ndalet, në 6 vjet e ka 100-fishuar vlerën dhe parashikimet janë akoma më optimiste

“Instagram” vlen plot 100 miliardë dollarë dhe parashikimet për 5 vitet e ardhshme janë shumë optimiste.

Sipas një raporti të “Bloomberg”, që analizon sesi aplikacioni i fotove u kthye në një nga investimet më të mira të Mark Zuckerbeg-ut, “Instagram” do të ketë 2 miliardë përdorues brenda 5 viteve të ardhshme.

Sipas “Bloomberg”, ky rrjet po tërheq përdorues të rinj me një ritëm më të lartë se “Facebook”-u.

Pak ditë më parë, ai ka arritur në 1 miliard përdorues.

Të dhënat e mbledhura nga “eMarketer” tregojnë se “Instagrami” do të përbëjë 16% të të ardhurave të “Facebook”-ut vitin e ardhshëm, në krahasim me 10.6% të vitit të shkuar.

Rrjeti që deri tani është përdorur kryesisht për foto, po rritet edhe përtej shifrave.

Javën e shkuar, “Instagram” lançoi aplikacionin IGTV, një sfidë ndaj “Youtube”-it dhe televizionit tradicional, që jep mundësi të ngarkohen video deri në 60 minuta. (TemA TV)

@tn.lajmelokale
@tetovanews