Ballina Teknologji Instagram lanson veçorinë e re ‘video chat’

Instagram lanson veçorinë e re ‘video chat’

Disa veçori të reja të Instagramit janë prezantuar në konferencën e Facebookut “F8 developers” për zhvilluesit, dhe njëra nga veçoritë është ‘video chat’.

Instagrami tani është duke i lansuar veçoritë e reja si aplikacioni për shpërndarjen e fotografive (photo-sharing app), transmeton Koha.net. Instagram ‘video chat’ tani është lansuar së bashku me ridizajnimin e veçorisë Explore dhe filtrave AR.

Kur e ka prezantuar veçorinë ‘video chat’, Instagrami zbuloi se më shumë se 100 milionë përdorues shikojnë ose shpërndajnë sesionet ‘live’ çdo ditë.

Gjithashtu, pranoi se përdoruesit e saj kanë kërkuar të provojnë videot në kohë reale në një grup më të vogël.

Kjo është arsyeja pse po sjell veçorinë ‘video chat’ në Instagram.

@tn.lajmelokale
@tetovanews