Ballina Aktualitet Rajoni I pari i kryeqytetit shqiptar gjuhet me vezë në mes të rrugës...

I pari i kryeqytetit shqiptar gjuhet me vezë në mes të rrugës (VIDEO)

Një i ri ka filmuar me celular teksa një i ri tjetër gjuan me vezë të parin e Tiranës, Erion Veliaj, në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur pak para se Veliaj të niste takimin me artistët.

Ky veprim është kryer nga të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Video tregon një të ri teksa i afrohet kryebashkuakut Veliaj dhe fillon të gjuajë në drejtim të tij, transmeton gazetametro.net

I riu largohet menjëherë nga shoqëruesit e Veliajt përderisa i riu kërkon që mos ta prekin.

Veprimi i të rinjve ishte formë proteste ndaj asaj që ata konsiderojnë të jetë prishje e teatrit kombëtar në favor të ngritjes së kullave nga Veliaj. /gazetametro.net

@tn.lajmelokale
@tetovanews