Ballina Jetë & Stil Hyrja falas në park lojrash për gratë që peshojnë mbi 61.8kg

Hyrja falas në park lojrash për gratë që peshojnë mbi 61.8kg

Në Kinën Qendrore, në parkun tematik Tang Paradise, nga data 15 qershor deri në 18 qershor, 168 gratë e para që paraqiteshin dhe peshonin mbi 61.8kg (mbi peshë në krahasim me standartin e vendit), do të hynin falas.

Publikuar në rrjetet sociale, idea u përkufizua si ‘fyese’ nga shumë përdorues.

“Donim vetë t’ia bënim të ditur klienteve tona mbi peshë se ishin të bukura si Yang Guifei, gruaja e dinastisë Tang, së cilës i kushtohet ky park tematik”, kanë saktësuar organizatorët.

Fantazia e përgjegjësve, në të vërtetë, ka tejkaluar edhe fantazinë e shumë administratorëve të parqeve të lojrave, të cilët zakonisht lënë falas fëmijë që mund të hyjnë nën krahun e personazhit simpatik të zgjedhur për maskotë.

Në hyrjen e ‘Tang Paradise’, në tri ditët në të cilat u zhvillua promocioni, qindra gra u ngjitën mbi një peshore të madhe tradicionale, duke u argëtuar dhe të shoqëruara nga shakatë e partnerëve të tyre, bijve apo miqve që i shoqëronn.

“Nuk do e kisha imagjinuar kurrë që të isha e shëndoshë do të kthehej një ditë në avantazh”, deklaroi një vizitore e cila tundte biletën falas të fituar për shkak të mbipeshës së saj.

“Do jetë një mënyrë për të komplimentuar gruan time – komentoi i fejuari i saj – Për më tepër, kurseva 100 yuan (afërsisht 13 euro)”.

Gjetja nuk ka qenë zbavitëse për të gjithë, ama.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar edhe komentet sarkastike, çuditërisht nga meshkujt, të cilët e kanë cilësuar veprimin si “një mesazh të shpifur dhe turpërues”.

Qëllimet e administratorëve të parkut, të paktën sipas zëdhënësve të tyre, duken tjetër gjë nga ato ofensivet:

“Shpesojmë që kjo eksperiencë të mund t’i çojë vizitoret tona pas në kohë, në dinastinë Tang dhe të mund t’u kujtojë atyre se janë të bukura si gratë e asaj kohe, kur të kishe një trup të bëshëm, lidhej me luksin, pasurinë dhe një statusi më të lartë shoqëror”, ishte komenti i zëdhënësit, i cili bëri entuziast shumë kliente.

Një nga komentet e paharrueshme të grave ishte: “Për një ditë në jetën time, shpresova të peshoja më shumë”. /Ora News.tv/

VIDEO bonus:
Loading...