Ballina Aktualitet Lajme GOSTIVAR, KRIJOHEN KUSHTET HAPËSINORE PËR QENDËR PËR AUTIZËM

GOSTIVAR, KRIJOHEN KUSHTET HAPËSINORE PËR QENDËR PËR AUTIZËM

Nga Komuna e Gostivarit njoftojnë se vëmendje të veçantë i kushtojnë diskutimit dhe dizajnimit të prioriteteve zhvilluese dhe sjelljen e perspektivës më të madhe në mbrojtjen e personave me nevoja speciale, me theks të veçantë fëmijët, që edhe ata të bëhen pjesë e barabartë e shoqërisë së përgjithshme, që me të drejtë atyre u takon.

“Në këto gjashtë muaj të qeverisjes, ndonëse me bllokada dhe obstruksione të papara, punohet shumë në këtë drejtim, dhe tashmë janë krijuar kushtet për hapjen e një Qendre për fëmijët me autizëm në kuadër të godinës së Konviktit të nxënësve në Gostivar”.

Ndërsa theksojnë që kjo arritje është falë kontributit të pamohueshëm i drejtorit të Konviktit të nxënësve, Shpend Sulejmani dhe donatorëve të ndryshëm, bashkëqytetarë tanë.

Kurse pritet që së shpejti, kjo qendër të vihet në funksion në bashkëpunim me partnerë, ekspertë të fushës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews