Ballina Bota Gafa e Trumpit në takimin me gjeneralin e Koresë së Veriut në...

Gafa e Trumpit në takimin me gjeneralin e Koresë së Veriut në Washington

Presidenti aktual amerikan, Donald Trump, tashmë më shumë njihet për gafat e tij se sa për aftësinë për të drejtuar shtetin më të fuqishëm në botë, transmeton Gazeta Metro.

Lideri amerikan është takuar sot në Shtëpinë e Bardhë me njërin nga njerëzit më të rëndësishëm të Koresë Veriore. Kim Yong-chol është gjenerali verikorean që drejton shërbimin inteligjent dhe të cilin Kim Jong-un e ka dërguar për të trasuar rrugën drejt takimit mes dy liderëve më 12 qershor.

Mediat amerikane kanë raportuar që Trump ka konfirmuar që ky takim do të ndodhë, por ka lëshuar edhe një gabim gjatë konferencës për media pas takimit.

Gjenerali korean i ka sjellë personalisht një letër Trumpit të shkruar nga Kim Jong-un, të cilën edhe ia dorëzoi në takimin e sotëm. Para mediave, Trump tha që letra ishte shumë e mirë në përmbajtje, ndërsa pak minuta më vonë tha që ende nuk e ka hapur letrën për ta lexuar.

Trump dhe Jong-un pritet të takohen më 12 qershor në Singapor. /gazetametro.net

@tn.lajmelokale
@tetovanews