Ballina Aktualitet Lajme Filmi amerikan ‘The tempest’, xhirime në portin e Durrësit

Filmi amerikan ‘The tempest’, xhirime në portin e Durrësit

Gjatë dy ditëve të ardhshme në ujrat detare pranë Durrësit si dhe në një nga kalatat e portit do të xhirohen disa skena nga filmi artistik amerikan “The tempest”.

Filmi është produksion i kompanisë “Troma Entertainment” me qendër në New York, tha për APD-në, Justin Martell, drejtues i studios “Pioneer Media”, sipas të cilit përveç xhirimeve në Durrës gjatë ditëve të ardhshme janë parashikuar edhe xhirime në Tiranë dhe në rrethinat e saj.

Një kast prej 5 aktorësh amerikanë si dhe stafi teknik shqiptar do të punojnë sot në det të hapur me mbështetjen e anijeve të Rojes sonë Bregdetare dhe më pas do të regjistrojnë sekuencat e fundit në një nga kalatat e portit, njofton durreslajme. Xhirimet e filmit mbështeten nga “Skandal Studio” në Tiranë dhe nga Qendra Kombëtare Kinematografike.

Gjatë muajve të fundit në territorin e portit më të madh të vendit janë xhiruar skena edhe nga dy filma të tjerë, “Derë e hapur” si produksion shqiptar dhe tjetri “Balkan Blood”, produksion shqiptaro-kinez./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews