Ballina Argëtim Kuriozitete Familjarët menduan se kishte vdekur, i riu shfaqet në funeralin e vet

Familjarët menduan se kishte vdekur, i riu shfaqet në funeralin e vet

Një 20 vjeçar tronditi familjen e tij pasi ai u shfaq në varrimin e tij.

Të afërmit e Juan Ramon Alfonso Penayo kishin qenë duke mbajtur zi për vdekjen e tij, kur ai njoftohet se u shfaq në mes turmës.

Familja e tij kishte menduar se ai ishte vrarë nga të shtënat në fshatin Santa Teresa, në Paraguai. A

ta madje identifikuan mbetjet e tij të djegura dhe i varrosën ato.

Por Penayo ishte gjallë dhe nuk ishte shqetësuar fare të tregonte se ku ishte për një javë.

Specialisti i krimit të organizuar Candido Figueredo tha për mediat lokale se Penayo u largua nga shtëpia e tij të enjten dhe nuk u kthye për një javë.

“Ne imagjinojmë se familja e tij ishte e mërzitur me të riun, i cili thjesht erdhi në shtëpinë e tij, ndërsa familja e tij ishte në lot. P

enayo nuk mund të fajësohet që u mendua se ishte i vdekur”, tha Figueredo, shkruan Metro.uk.

Nuk është konfirmuar se kush është personi që ështe varrosur nga familja Penayo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews