Ballina Bota Erdogan nuk mund të jetë i sigurt për fitore absolute

Erdogan nuk mund të jetë i sigurt për fitore absolute

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, edhe pse figurë dominuese në skenën politike, nuk mund të jetë i sigurt për fitore absolute në zgjedhjet e 24 qershorit.

Uashington Post shkruan se Erdogan, me rritjen e autoritetit të tij para disa muajve, kur vendosi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare për 24 qershor, e përjetoi këtë sikur të ishte i pamposhtur.

Taktika e tij e ashpër në rast fitoreje paralajmëron edhe më shumë armiqësi ndaj perëndimit dhe represion në shtëpi. Por, tash ekzistojnë sinjale se Erdogan dhe partia e tij po përballen me erëra të kundërta. Kthesa kryesore ndodhi kohë më parë kur partitë opozitare, me përjashtim të partisë prokurde Partia Demokratike Popullore, kanë lidhur aleancë, vlerëson Washington Post.

@tn.lajmelokale
@tetovanews