Ballina Aktualitet Ekonomi Dominimi i teknologjisë në Bursa. E para kompani me vlerë 1 trilionë...

Dominimi i teknologjisë në Bursa. E para kompani me vlerë 1 trilionë dollarë?

Kompanitë teknologjike po dominojnë tashmë në bursat amerikane dhe këtë gjë e dëshmon më së mirë kompania Apple, e cila është vetëm pak hapa larg e të bërit kompania e parë në histori me vlerë 1 trilionë dollarë.

Apple vlerësohej të premten në mbi 940 miliardë dollarë, ndërkohë që, në bursë asnjë kompani nuk ka arritur ndonjëherë të prekë shifrën 1 trilionë dollarë.

Investuesi i famshëm dhe skeptik për teknologjinë, Warren Buffet, ka vënë vulën e tij të aprovimit mbi kompaninë e Apple-it duke blerë 75 milionë aksione.

Kur Steve Jobs vdiq në 2011, shumëkush u shqetësua se kompania do të përballej me vështirësi. Por, nën drejtimin e pasuesit të përzgjedhur prej vetë atij, Tim Cook, Apple tashmë ka shumëfishuar vlerën e asaj kohe.

Qëndrojnë dyshime se Apple dhe mund të mos e kalojë kufirin e 1 trilionëshit, pasi mendohet se mund të lihet pas nga Aramco, prodhuesja e naftës nga Arabia Saudite. Aramco mund të vlerësohet në rreth 2 trilionë dollarë kur ajo të dalë në bursa vitin e ardhshëm.

Marrë së bashku, kompanitë teknologjike Facebook, Apple, Amazon, Netflix dhe Google kanë një vlerë që shkon në rreth 4 trilionë dollarë, duke treguar qartazi dominimin e tyre në indekset e bursave amerikane.

@tn.lajmelokale
@tetovanews