Ballina Argëtim Jetë & Stil Djersini shumë gjatë verës? Ja disa këshilla

Djersini shumë gjatë verës? Ja disa këshilla

Djersitja është një ndër situatat më të sikletshme gjatë verës si për femrat edhe për meshkujt. Mjekët japin disa këshilla që ju vijnë në ndihmë gjatë ditëve të nxehta.

-Bëni kujdes me ushqimin. Duhet të mundoheni të shmangni sa më shumë ushqimet e përpunuara, kafeinën, pikantet, alkoolin, akulloret, hudhrën dhe duhanin.

-Konsumoni sa më shumë fruta dhe zarzavate, kryesisht ato të stinës, duke përdorur kështu ushqime bio.

-Përdorni ushqime të pasura me kalcium, vitaminë B.

-Konsumoni sa më tepër lëngje, kryesisht ujë dhe qumësht, duke e mbajtur trupin gjithmonë të hidratuar.

– Sigurohuni që të ushtroheni qoftë edhe për vetëm 10 minuta në ditë. Kështu do të bëni të mundur të ulni nivelet e hormonit të stresit, kortizolit. Më pak stres, më pak djersitje.

Gjithashtu, për të djersitur sa më pak mund të përgatisni disa trajtime në kushte shtëpie.

Njëra prej tyre është me uthull molle- Lyeni zonat problematike me uthull molle dhe mbajini gjatë gjithë natës. Në mëngjes i shpëlani me ujë të ftohtë dhe gjithçka nis në rregull.

Këshilla tjetër është të pini dy ose tre gota çaj kamomili në ditë për të mbajtur nën kontroll stresin dhe ankthin, arsye këto përse po djersin./ Shendeti.com.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews