Ballina Aktualitet Kosovë DJALI RRAH NËNËN

DJALI RRAH NËNËN

Një rast i lëndimit të lehtë si pasojë e dhunës në familje është raportuar nga policia në Vushtrri. Rasti ka ndodhur dje në mëngjes.

Bëhet e ditur se viktima femër shqiptar është sulmuar nga djali i saj i dyshuari mashkull shqiptar.

“Në rast është përfshirë edhe burri i viktimës, i dyshuari mashkull shqiptar, i cili ka pësuar lëndime trupore, për të cilat lëndime i është ofruar tretmani mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews