Ballina Aktualitet Lajme Dhuna ndaj Selës, Pavllevski dënohet me 3 vite burg, Georgievski 14 muaj

Dhuna ndaj Selës, Pavllevski dënohet me 3 vite burg, Georgievski 14 muaj

Në Gjykatën Penale sapo është shpallur vendimi për dy të akuzuarit ndaj dhunës së ushtruar kundrejt deputetit Sela, masë ku në seancën e fundit lënda e tyre u rikualifikua nga ‘tentim vrasje’ në ‘ushtrim dhune’.

Gjykata dënoi me 1 vit e dy muaj burg të akuzuarin Ceo Georgievskin ndërsa Stojan Pavllevski mori një dënim më të madh, plot 3 vite burg. Pavllevski kundërshtoi vendimin duke vlerësuar se dënimi i tij është shumë i lartë për veprën në të cilën akuzohet, prandaj dhe priste një dënim më të butë.

Por, gjykatësja Sllavica Andreevska u justifikua se i pandehuri Stojan Pavllevski ka qenë i pari që ka hyrë në sallën e konferencave dhe që ka sulmuar fizikisht, prandaj meriton një dënim me të lartë se i dënuari tjetër Ceo Georgievskin./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews