Ballina Kuriozitete ‘Cola’ pa ngjyrë dhe me shije krejtësisht të re pritet të dalë...

‘Cola’ pa ngjyrë dhe me shije krejtësisht të re pritet të dalë në treg më 11 qershor

Ngjyra kafe e errët ka qenë për dekada sinonim i Coca-Cola, por tashmë nuk është më kështu.

Japonia ka nxjerrë në treg një version të ri të pijes popullore, një lëng i tejdukshëm i cili duket si ujë por që në fakt është “Coca Cola Clear”, një pije me zero kalori sipas prodhuesit.

“Coca-Cola Japan” doli me konceptin e lënies së përbërësve të karamelit që i japin pije ngjyrën e saj të dallueshme dhe e zhvilluan atë për një vit para se selia e SHBA-së ta miratonte idenë.

Pija ka shijen e limonit dhe ka zero kalori. Për këtë pije më shumë se 50 mostra dhe shije u eksperimentuan derisa u mor vendimi dhe u përzgjodh shija e limonit.

“Coca Cola Clear” do të dalë në treg ditën e hënë në Japoni, por ende nuk dihet nëse këtë pije mund ta gjeni në të gjithë botën./Scan/

VIDEO bonus:
Loading...