Ballina Bota Britania aktivizon avionin ushtarak më të shpejtin në botë, funksional për çdo...

Britania aktivizon avionin ushtarak më të shpejtin në botë, funksional për çdo operacion

Avioni luftarak britanik me vlerë 150 milionë funta F-35b është lëshuar në Norfolk pasi kishte kaluar Atlantikun.

Katër avionët të prodhuara nga Lockheed Martin, kanë bërë një udhëtim prej 3, 000 miljesh nga Carolina jugore në bazën e Marhamit për tetë orë.

Fluturimi i avionit supër të shpejtë është përshendetur nga shefi ajror, marshalli Sir Stephen Hillier dhe personalitete të tjera.

F-35 Rrufeja II është një avion luftarak i gjeneratës së pestë, i projektuar për shumë role dhe i angazhuar në objektivat tokësore dhe ajrore, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

“Është sikur brendi i ri i Ferrarit”, thotë një burim ushtarak.

“Avioni i frikshëm luftarak, do ta mbrojë Britaninë e Madhe dhe aletatët e saj nga kërcënimet që vijnë përtej botës”, thotë sekretari i mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Gavin Ëilliamson.

Avioni i gjeneratës së pestë ka shpejtësi më të madhe se 1,200mph, do të bashkohen me avionin në RAF Marham deri në fillim të gushtit./Periskopi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews