Ballina Bota Biber: Franca rrezikon të bëhet Greqia e re për Maqedoninë

Biber: Franca rrezikon të bëhet Greqia e re për Maqedoninë

Vetoja e mundshme nga Franca për fillim të negociatave me Maqedoninë do ta rrezikojë marrëveshjen me Greqinë dhe do t’i minojë përpjekjet reformuese të vendeve nga rajoni, vlerëson analisti politik austriak, Florian Biber, profesor në Universitetin e Gracit dhe koordinator i Grupit këshillëdhënës evropian për Ballkanin.

“Kjo do të jetë goditje për politikën reformuese të Ballkanit. Franca do të bëhet Greqia e re për Maqedoninë, e cila edhe më tutje do të jetë e penguar t’i bashkëngjitet BE-së dhe NATO-s”, thotë Biber në deklaratën për gazetën vjeneze “Standard”.

Refuzimi i BE-së për të hapur negociata për anëtarësim të Maqedonisë, thekson Biber, do të thoshte edhe “pothuajse dënim me vdekje për kompromisin për emrin mes Shkupit dhe Athinës”.

“Politika e tillë franceze do të kishte pasoja largpamëse. Në Maqedoni në vjeshtë është planifikuar referendum për marrëveshjen me Greqinë. Është vështirë të mendohet se do të dalë mirë nëse marrëveshja nuk është shpërblyer nga BE-ja. Kjo do t’i japë mundësi opozitës konservatore të Maqedonisë të mobilizohet kundër miratimit të kompromisit për emrin”, thotë Biber.

@tn.lajmelokale
@tetovanews