Ballina Aktualitet Lajme Bejli: Mbështesim marrëveshjen për emrin

Bejli: Mbështesim marrëveshjen për emrin

Përderisa shumica parlamentare po votonte marrëveshjen e ratifikimit për çështjen e emrit në Kuvend, jashtë institucionit ligjvënës mbizotëronte atmosferë e qetë. Vetëm 5 persona në moshë qëndronin përballë Kuvendit për të shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit për ndryshimin e emrit. I akuzuar nga opozita për përdorim dhune ndaj protestuesve ditën e diel, Ministri i Brendshëm Spasovski tha që policia ka vepruar konform rregullave dhe se do të vazhdoj me ritëm të njëjtë po të jetë nevoja. Në pyetjen e Alsat se kush po i organizon protestat, Spasovski drejtoi gishtin kah Janko Baçev, duke e quajtur partinë e tij si “Rusia e bashkuar”

Mund të shihni se ata organizohen nga një parti politike cila që thirret “Rusia e bashkuar” e cila u bën thirrje edhe personave të ndryshëm të cilët bëjnë thirrje nëpër Facebook, por protestat nuk lajmërohen në mënyrë zyrtare. Nëse në protestën e të dielës patëm 10 polic të lënduar, nëse të njëjtëve u është hedhur me gur, me dru dhe me gjësende të forta, patjetër që policia do të u përgjigjet. Secili, që mendon të vij dhe të sillet ashtu siç sjell në natën e 27 prillit, dhe që mendon se mund ta rrënojë kushtetutshmërinë e RM-së, institucionet e sistemit dhe të ushtrojë dhunë ndaj policëve maqedonase, duhet të jetë në dijeni se policia e Maqedonisë do të reagojë – deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Spasovski tha se me arritjen e marrëveshjes, dukshëm janë rritur kërcënimet për jetën e kryeministrit dhe ministrave të tjerë. Ambasadori Amerikan Xhes Bejll tha se e protesta është e drejtë demokratike por që duhet të jetë e qetë dhe paqësore. Ai tha se Amerika ka qenë dhe mbret ithtar i zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë por edhe paqes dhe qetësisë.

Fillimisht vendimet përfundimtare janë marr nga qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë dhe ka një proces për realizimin e saj. Ne e mbështesim dhe e kemi mbështetur zgjidhjen e kontestit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë për vite me radhë. Populli ka të drejtë për protesta paqësore, kjo është normale në demokraci. Ne do të ju bënim thirrje protestuesve t’i artikulojnë shqetësimet e tyre, është e drejta e tyre demokratike. Për policinë të ruajnë qetësinë dhe të përmbahen, kjo është edhe ajo që thoshim në vitin 2016 – pohoi Xhes Bejlli – Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni.

Thirrje dhe paralajmërime për protesta mund të shihen gjithandej nëpër rrjete sociale, por nga MPB thonë se zyrtarisht nuk është paraqitur asgjë tek shërbimet. Protestuesit kërkojnë që t’i bashkëngjitet edhe VBMRO-ja opozitare, por Mickovski u bëri me dije protestuesve se partia e tij nuk do të jetë pjesë e protestave. Ndërkaq Mickovski ishte akuzuar nga fraksioni i VMRO-DPMNE-së se nuk është i denjë për kryetarë të opozitës pasi që nuk mbështet protestat kundër ndryshimit të ermit./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews