Ballina Bota BE nis aplikimin e taksave për mallrat që vijnë nga SHBA

BE nis aplikimin e taksave për mallrat që vijnë nga SHBA

Bashkimi Europian ka futur tarifa’ hakmarrëse’ për mallrat e SHBA. Detyrimet në vlerë prej 2.8 miliardë eurosh hynë në fuqi të premten. Tarifat janë vendosur mbi produkte të tilla si uiski burbon, motoçikleta dhe lëng portokalli.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se taksat e imponuara nga SHBA për BE-në kundërshtojnë “të gjithë logjikën dhe historinë”.

India, ndërkohë, ka ngritur taksat mbi 29 produkte të importuara nga SHBA – duke përfshirë disa mallra bujqësore, produkte çeliku dhe hekuri – si hakmarrje për tarifat e rënda të SHBA. Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga 4 gushti dhe do të ndikojnë në bajame dhe arra të SHBA, ndër produktet e tjera.

Pas shtyrjes, tarifat për çelikun dhe aluminin vazhduan më 1 qershor dhe ndikuan në BE, Kanada, Meksikë dhe aleatë të tjerë të ngushtë të SHBA, përfshirë Indinë.

Presidenti i Komisionit Evropian zoti Juncker, i cili më parë ka kritikuar këtë veprim, tha të enjten: “Ajo shkon kundër të gjitha logjikës dhe historisë. Përgjigjja jonë duhet të jetë e qartë por e matur”./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews