Ballina Lajme Autobusët dykatësh po shkatërrohen: Nga dymbëdhjetë prej tyre, vetëm dy janë në...

Autobusët dykatësh po shkatërrohen: Nga dymbëdhjetë prej tyre, vetëm dy janë në rregull

Edhe pse kaluan shtatë vite nga furnizimi i 202 autobusëve kinezë të ri dykatësh dhe 80 autobusëve njëkatësh nga Ukraina, ata pothuajse janë afër shkatërrimit. Janë paguar shumë, ndërsa janë me kualitet të dobët, tha në intervistë për Faktor.mk, njeriu i parë i NPK – Shkup, Kristijan Çushkov, transmeton Portalb.mk.

“Nga 12 autobusë dykatësh, vetëm dy janë në gjendje të mirë për t’u vozitur. Të tjerët janë çmontuar. Nga to janë nxjerrë motorët dhe pajisjet tjera për t’u riparuar”, tha Çushkov.

Ai shpjegoi se autobusët më përkatës për vozitje në Shkup janë ato me gaz.

VIDEO bonus:
Loading...